Agjentët e kursit të këmbimit presin që monedha europiane të pësoj zhvlerësim të mëtejshëm në vijim. Kjo e nxitur nga flukset turistike në vend duke marrë parasysh faktin që jemi në pikun e sezonit turistik të verës. Po ashtu të tjerë faktor që kanë ndikuar në shtimin e valutës në treg janë edhe investimet e huaja dhe shitja e pasurive të paluajtshme.
Megjithatë ecuria e kursit të këmbimit euro-lek pritet të ndikohet edhe nga vendimi i radhës i bankës së Shqipërisë në lidhje me normat e interesit. Ekspertët parashikojnë që në linjë me Bankën Europiane Qendrore Banka e Shqipërisë mund të ulë përsëri normën e interesit çka mund të ndalonte disi forcimin e monedhës vendase.
Dobësimi i monedhës europiane vlerësohet si një faktor pozitiv nga Banka e Shqipërisë pasi ndikon direkt në mbajtjen nën kontroll të çmimeve të konsumit.
Kjo pasi importuesit i blejnë mallrat në monedhën europiane më lirë. Po ashtu nga kjo situatë përfiton edhe qeveria të cilës i ulen kostot e borxhit të jashtëm.