Komisioneri i Bashkimit Europian Johannes Hahn ka folur sot në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Europian për reformën në drejtësi në Shqipëri.

Gjatë fjalës së tij, Hahn u shpreh që nëse kjo reformë nuk miratohet të enjten e 21 korrikut, ka mundësi që vendi të shkojë në referendum për këtë çështje.

“Ka mundësi të mbahet një referendum, pasi 90 % e popullit e mbështet reformën”, tha eurokomisioneri.

Hahn dhe eurokomisioneri tjetër Brok theksuan që nëse kjo reformë nuk do të miratohet dhe reforma shtyhet, do të ndikojë negativisht për integrimin e Shqipërisë në BE. Ata shtuan që edhe në rast se “drejtësia” do të realizohet, atëherë duhet mbikëqyrur zbatimi i saj.