Një kontroll po kryhet në zyrat franceze të platformës së rrjeteve sociale X, në pronësi të Elon Musk, si pjesë e një hetimi të hapur në janar 2025, njoftoi të martën prokuroria e Parisit.
Sipas një deklarate, bastisja po kryhet nga njësia e krimeve kibernetike e prokurorisë, me përfshirjen edhe të Europol.
Sipas prokurorisë së Parisit, si kryetari i X, Musk, ashtu edhe ish-drejtoresha ekzekutive e X, Linda Yaccarino, janë thirrur të paraqiten në seanca dëgjimore në prill, ndërsa punonjësit e X do të merren në pyetje si dëshmitarë.
Prokurorja e Parisit, Laure Beccuau, tha se hetimi është zgjeruar për të përfshirë edhe “deepfake-t e seksualizuara të Grok-ut”.
Konkretisht, Bashkimi Evropian ka nisur një hetim zyrtar ndaj chatbot të inteligjencës artificiale Grok, i lidhur me platformën X, pas akuzave se mjeti lejon krijimin e imazheve seksuale të rreme të grave dhe fëmijëve, përmes komandave të thjeshta me tekst./
Komente