PARIS / BRUKSEL, 24 qershor (Reuters) – Franca,Britania dhe Gjermania kanë dërguar një paralajmërim zyrtar diplomatik ndaj Iranit për pasojat serioze me të cilat Teherani do te përballet nëse ridimensionon konformitetin e tij me marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, thanë të hënën dy diplomatë evropianë.

Tre diplomatë thanë se nënshkruesit evropianë të marrëveshjes kane paraqitur deklaratën diplomatike, termin për një notë zyrtare, më 22 qershor, ndërsa dy të tjerët thanë se komunikimi kishte për qëllim te paralajmëronte Iranin në mënyrë specifike kundër ridimensionimit të angazhimeve të tij te marra ndaj marrëveshjes.

Nuk ishte menjëherë e qartë se me cfare pasojash mund të përballet Irani në rast mos-pranimi.

Irani ka thënë se nuk do t’u japë fuqive Evropiane më shumë kohë përtej 8 korrikut për të shpëtuar marrëveshjen bërthamore. Ai ka thënë se është gati të kalojë me një kërcënim për të pasuruar uraniumin në një nivel më të lartë nëse Europa nuk mund ta mbrojë Teheranin nga sanksionet e SHBA. \

Veritas.com.al/