Rënia e Facebook-ut në Wall Street është lajmi i ditës në Bursë: Titulli i kompanisë i themeluar nga Mark Zuckerberg nuk i bind analistët, me një tremujor zhgënjyes dhe humb 24% mbas disa ore shkembimesh .Ajo qe rendon, përveç garantëve dhe skandalit të Cambridge Analytica, janë llogaritë: të ardhurat ne rritje 42% në 13.2 miliardë, jo mjaftueshëm për shkak se parashikimi ishte vlerësuar në 13.4 miliardë.

Është hera e parë që nga viti 2015 që Facebook nuk respekton parashikimet e analistëve. Lajme të këqija edhe nga rritja e përdoruesve të network-ut social, rritur “vetëm” me 11% (në 1.47 miliardë) në vend të pritshmërisë prej 13% (në 1.48 miliardë).

Dhe durim nëse fitimi neto është tani 5.1 miliardë dollarë (1.74$ për aksion), fare pak mbi 1.72$ parashikuar nga analistët. Zuckerberg kështu zbret nga vendi i tretë në vendin e gjashtë në renditjen e njerëzve më të pasur në planet.

Veritas.com.al