Falja e borxheve dhe paqja fiskale! Për këtë temë  kanë nisur diskutimet në kuvend.

Ministri i Financave Petrit Malaj ka prezantuar nismën që parashikon faljen e borxheve që janë 10 vite të vjetra  ndërsa theksoi se nuk do të përfitojnë evazorët apo ato që kanë një vendim gjykate. Parashikohet të përfitojnë mbi 200 mijë tatimpagues me një efekt  financiar  prej 100 mld lekësh.

Një masë e rëndësishme parashikohet edhe për uljen e përdorimit të parave cash.  i financave tha se nuk do të lejohet që pagesat mes bizneseve me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë me para në dorë.

Nga janari i vitit 2026 parashikohet që të nisë zbatimi i rivlerësimit të pasurive. Të gjithë ata qytetarë që do të shesin një banesë do ti paguajnë shtetin 5% tatim nga 15 % që është aktualisht

Po ashtu një ndryshim tjetër  fiskal është edhe futja e Tvsh-së 10 % për fermerët

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *