Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Theth për të ndarë më shumë se 200 titujt e pronësisë së shtëpive aty dhe në disa zona të tjera të Veriut.

“Siç u dhashë fjalën, në fund të muajit ne do të riktheheshim dhe ja ku jemi sot. Por jo thjeshtë për të biseduar, por për të shpërndarë titujt e pronësisë. Për të cilët nuk është se e nisëm punën atë ditë, por një punë e nisur prej kohësh për zonat si zona juaj.

Sot janë 200 tituj pronësie që janë këtu, ndërkohë janë dhe 90 tituj të tjerë, për 40 prej tyre duhet bashkia e Shkodrës të bëjë ndryshim në studimin e zonës që është një çështje e natyrës ligjore, por jo e vështirë që besoj do përfundojë brenda shtatorit, dhe për 50 të tjerë është problematika e ndërtimin në tokën e tyre por përtej aftit për legalizimit. Do të gjejmë një zgjidhje për këtë, një zgjidhe e dedikuar për të gjithë ata që janë në kushtet tuaja”, u shpreh Rama.

Ndërkohë kreu i ekzekutivit dha edhe një lajm të mirë për gjobat që janë marrë për ndërtimet apo ndërhyrjet pa leje në shtëpitë ekzistuese.