I mbushur plot me besimtarë që falen për festën e Bajramit, sheshi Skënderbej tërhoqi edhe vëmendjen e medias britanike BBC, e cila ndër 12 fotografitë më të veçanta në këtë ditë festë shumë të rëndësishme për myslimanët.

“Sheshi Skënderbej në Tiranë, Shqipëri tërhoqi mijëra besimtarë”, shkruan BBC krah fotos së publikuar.
Foto të tjera BBC ka përzgjedhur nga vende të ndryshme të botës, duke filluar nga Afganistani, Palestina e deri në Serbi dhe Australi.