Tragjedia që ndodhi dje pas mesdite, rreth orës 15.00, kur një djalë nga Fieri (Aldison Belulaj) vrau studenten dhe të adhuruarën e tij, sot duket se e ka shtuar dhimbjen mes njerëzish. Familjarët e studentes  Ariela Murati ka hapur dyert e miqve e të afërmve që vijnë për ngushëllime në Zharrëz (shih foton e shtëpisë në fshat). Në ora 13.00, më pak se 24 orë nga momenti i vrasjes, ata kanë vendosur t’i japin lamtumirën e fundit.

‘Krimi’ i vetëm i Arielës ishte refuzimi i dashurisë së djalit nga fshati i saj, Eldison.

Por krimi ishte i paralajmëruar, sipas dëshmitarëve dhe miq të djalit. Ai kishte deklaruar para shokëve të tij, duke treguar amrën dhe dy fishekë, se ‘me njërin plum do të vras atë e me tjetrin veten’. Familjarët e Arielës citohet se kanë deklaruar se do të marrin hak për vrasjen e vajzës së tyre.

Ndërkohë autori i vrasjes, Aldisoni ndodhet në reanimacion në repartin e kirurgjisë në QTU tek po lufton me vdekjen. Plumbi që i ka prekur edhe trurin, ndodhet përsëri në atë pozicion që shkaktoi tragjedinë. Mjekët thonë se gjendja e tij është ‘shumë serioze’. Tani për tani po mbahet në jetë me aparatura mjekësore; ndërsa nuk ka asnjë sinjal se familjarët e tij ndodhen pranë shtratit ku dergjet.

Mësuesit dhe të njohurit e tjerë flasin fjalë vetëm të mira si për Eldisonin dhe për Arielën. Mësuesja Mirela nasto, dhe drejtoreshë e gjimnazit ku studiuan dy të rinjtë në Fier, thotë se i ka njohur të dy: Ariela ishte nxënëse ekselence, ndërsa edhe Eldisoni- nxënës shumë i mirë dhe pa probleme në sjellje. Madje ajo është bërë garant edhe se “gjatë periudhës së shkollës nuk kishin ndonjë lidhje dashurie mes tyre’. Po me siguri deklarata ka të bëjë me ‘ruajtjen ‘ e drejtorisë së shkollës nga përgjegjësia pse nxënësit bien në dashur gjatë periudhës së bankave të shkollës.

Romanca e dashurisë mes dy të rinjve solli edhe tragjedinë. Shokët e Eldisonit kanë deklaruar se ata janë takuar disa herë edhe në Tiranë.

Media sot është krejtësisht e okupuar me këtë punë, detaj pas detaji, madje edhe duke përsëritur shpesh dhe me pamje të rënda.

Veritas.com.al/

tirane