Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Verona të Italisë, ku tre oficerë policie u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në një shpërthim në një shtëpi. Ngjarja ndodhi rreth orës 3:15 të mëngjesit në zonën e Casyer D’Azzano.

Sipas mediave italiane, policia kishte shkuar për një kontroll në shtëpinë ku ndodheshin tre persona, kur ndodhi shpërthimi.

Kjo nuk ishte hera e parë që policia shkonte në shtëpinë në fjalë për të zbatuar një urdhër dëbimi, por sapo u hap dera, pati një shpërthim që dyshohet të ketë qenë i qëllimshëm.

Dy 60-vjeçarë, motër e vëlla u arrestuan dhe një i afërm i tretë arriti që të largohej dhe është shpallur në kërkim.

Përpjekjet e mëparshme për të ushtruar urdhrin e dëbimit kishin rezultuar pa sukses, pasi familjarët kishin kërcënuar se do të hidhnin veten në erë.

Madje në tetor të vitit të kaluar, ata e kishin mbushur shtëpinë me benzinë, por nuk u shënuan incidente. Policia tha se për njëfarë kohe familjarët kishin mbledhur bombola gazi në papafingo, me synimin për t’i shpërthyer..

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *