Nigel Farage dhe Donald Trump diskutuan mbi dhënien e mbështetjes të SHBA-së për një “Jo marrveshje” të pastër Brexiti në konferencën e fundit të CPAC në Maryland.
Udhëheqësi i fushatës së Brexit, i cili ka mbështetur Presidentin Trump përpara fitimit të zgjedhjeve të 2016-ës dhe eshte e kuptueshme të ketë veshin e liderit amerikan, thuhet se i ka kërkuar atij të mbështesë Britaninë per te bërë një pauze të pastër me Bashkimin Evropian në konferencë, ku të dy moren fjalën .
“Isha duke biseduar me [Presidentin Trump] rreth Vietnamit, ku kishte thënë se një marrëveshje e keqe ishte në tavolinë, kështu që nganjëherë duhet të ecësh”, tha për The Telegraph eurodeputeti i Partisë Brexit dhe ish supremo i UKIP, duke iu referuar vendimit të fundit të Trump per të refuzuar një marrëveshje të propozuar me Korenë e Veriut, në vend që të pranonte kushte të këqija për hir të faktit se ishte parë duke vulosur një marrëveshje te disa përshkrimeve se cfare mund të ndodhë.
“Unë thashë në rastin e Vietnamit se asnjë marrëveshje ishte më mirë se një marrëveshje e keqe dhe unë dhashë mendimin tim se i njejti parim aplikohej tek Brexit,” shtoi Farage.
Deputeti nuk ka dashur të zbulonte se si e kishte marrë Presidenti i SHBA propozimin e tij, duke mos qenë i gatshëm të tradhtonte besimin e tij – por ka sugjeruar se “nëse lexoni komentet nga ambasadori i tij në Londër,nuk mendoj se duhet shumë lexim midis rreshtave” për të mbledhur perspektivën e administratës mbi Brexit.
“Kjo administratë amerikane beson fuqimisht në shtetin – komb, jo në strukturat mbikombëtare [si Bashkimi Evropian] … Mendoj se është e drejtë të thuhet se ata e shohin Brexitin si një mundësi të madhe”, shpjegoi ai.
Ambasadori i Presidentit Trump në Gjykatën e St James, Woody Johnson, ka bërë me të vërtetë një sërë iniciativash publike duke sugjeruar Shtetet e Bashkuara të jene te gatshme të përdorin Brexit për të forcuar marrëdhëniet britaniko-amerikane duke vënë në dukje se “vendimi i Britanisë për të lënë Bashkimin Evropian merr vendin tuaj në territorin e ri … “Por ju nuk po shkoni atje vetem. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të qëndruar me Mbretërinë e Bashkuar përmes Brexit, “në një fjalim inaugurues.
Presidenti Trump e ka përshëndetur mundësinë e Britanisë duke përdorur fuqitë e rifituara për të kontrolluar politikën e saj të tregtisë ndërkombëtare – aktualisht e dorëzuar në institucionet qendrore të BE – për të arritur një marrëveshje që do të nxiste krijimin e vendeve të punës në të dy anët e Atlantikut.
Në të njëjtën menyre, Ambasadori Xhonson ka paralajmëruar se një Brexit që ngjan me marrëveshjen e propozuar aktualisht nga Kryeministrja Theresa May – që do të shihte BE të vazhdojë të kontrollojë politikën tregtare britanike përmes një periudhe të gjatë “tranzicioni” dhe ndoshta një pjese të tregtisë së saj në mallrat e përpunuara dhe agro-produkteve nëpërmjet një të ashtuquajturi “territor doganor i vetëm” nga ky moment e më pas – do të bënte një marrëveshje te plote britaniko-amerikane,te pamundur.