Nga Manuela Estel/

Fasting-u, ose agjërimi me ndërprerje, është një regjim që ndërmerret për një periudhë afatgjatë. Partizanët e tij e shohin madje sin jë mënyrë jetese. Çfarë është fasting-u? Në cilin moment të ditës këshillohet të agjërosh? A është agjërimi me ndërprerje një praktikë e shëndetshme?

Fasting-u, çfarë është?

Siç e shpjegon edhe emri, agjërimi me ndërprerje konsiston në agjërimin e pjesshëm ose tërësor në një periudhë të caktuar të ditës ose të javës. Kjo të jep energji, redukton risqet për sëmundje dhe kontribuon në humbje të peshës në mënyrë të qëndrueshme.

Nëse këshillojmë agjërim nga 16 dhe 24 orë në ditë, fasting-u mbetet një regjim ushqimor shumë fleksibël, i përshtatshëm për këdo: pa kufizime përsa i përket numrit të kalorive të konsumuara gjatë vakteve të ushqimit, pa kufizime për numrin e vakteve, fasting-u është mjaft komod.

Gjatë periudhës së agjërimit lejohen të gjitha pijet pa sheqer: JO – pije me gaz; PO – ujë i freskët, çajra.

Agjërimi me ndërprerje: metodat

Ka shumë mënyra për të aplikuar metodën e fasting-ut, sipas ritmeve personale dhe ngarkesave personale të përditëshme.

Kapërceni vaktin e mëngjesit.

Metoda e fasting-ut më e përhapur është kapërcimi i vaktit të mëngjesit. Kështu, zgjasim agjërimin e nisur që një natë më parë dhe hamë përsëri në vaktin e drekës.

Hani vetëm në distanca kohore nga 4 deri 8 orë në ditë.

Me këtë metodë, agjërohet më gjatë. Duhet megjithatë të shmangni agjërimin më shumë se 16 orë në ditë.

Hani vetëm një vakt të bollshëm në ditë.

Këtu, hamë vetëm një vakt “të vërtetë” dhe detyrohemi të ndjekim një agjërim të pjesëshëm  pjesën tjetër të ditës, me bazë frutash, perimesh apo fruta të thata për shembull.

Aplikoni metodën e regjimit 5:2.

Regjimi 5:2 do të thotë të hani normalisht gjatë 5 ditëve dhe të aplikoni agjërimin e  pjesëshëm gjatë dy ditëve jo të njëpasnjëshme të javës.

Përparësitë dhe të metat e fasting-ut

Fasting-u e nxit organizmin të furnizohet në rezervat e tij për të funksionuar. Rezultati: ai djeg dhjamrat. Fasting-u është konsideruar gjithashtu si një goditje e vërtetë boost-i energjitik. Së fundi, ai mundëson reduktimin e risqeve të sëmundjeve kardiovaskulare dhe të kancerit.

Por, mbipesha, kanceri dhe sëmundjet kardiovaskulare lidhen para së gjithash me atë çka hamë. Nëse e praktikojmë fasting-un, por në periudhën e ushqimit hamë ekuivalenin e 2000 kalorive me yndyrë dhe sheqerëra të rafinuar, nuk humbasim peshë dhe nuk mbrohemi nga sëmundjet kardiovaskulare.

Nina Cohen-Koubi, mjeke nutricioniste në Paris, nuk këshillon një agjërim të rregullt për një periudhë afatgjatë. “Nëse kam uri, të mos ha do të thotë të injoroj nevojat e trupit tim.”, shpjegon ajo, duke shtuar se nëse mund ta kapërcejmë kollaj një vakt, sepse nuk kemi uri, është shumë i lartë rreziku që të na marrë uria më vonë gjatë ditës. “Sa më shumë e kufizoj veten, aq më shumë shtohet dëshira për të ngrënë”, shton ajo.

Për t’u dobësuar në mënyrë të vazhdueshme, Nina Cohen-Koubi këshillon më mirë një ditë të vetme agjërimi hidrik. Vetëm 24 orë për t’u furnizuar plotësisht me energji, për të menduar për mënyrën e të ushqyerit dhe për të adoptuar pak nga pak një ushqyerje të ekuilibruar. Agjërimi si trampolinë, jo si mënyrë jetese, fundja.

Përpara se të tentoni fasting-un, këshillohuni me mjekun e familjes.

/Cosmopolitan- Veritas.com.al/