Prokuroria e Apelit ka zgjedhur anëtarin e parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Mësohet se Moisi Duda ka marrë 122 vota, ndërsa kundërshtarja e tij, Afërdita Ndoi 106 vota. Ndërsa 6 vota kanë rezultuar të pavlefshme.

Moisi Duda është diplomuar si Jurist, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë. Karriera e tij si prokuror ka nisur në muajin Gusht të vitit 1990, si hetues prane Hetuesisë së rrethit Lushnje, më pas si prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Kuçovë, (1994-1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Berat, (1998); Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Gramsh, (1989-1999);Prokuror në Prokurorinë pranë Shkallës së Parë Durrës, (2000) si dhe Prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Durrës (2000-2021).

Duda ka dhënë gjithashtu edhe leksione mbi lëndë si; Drejta Publike, E Drejta Kushtetuese, Histori e Institucioneve, Njohuri Ekonomike, Gjuhë e Huaj (Anglisht), E Drejta Civile, E Drejta Penale, Kodi i Familjes, Kriminalogji, E Drejta Tregtare etj, si dhe ka marrë trajnime të ndryshme mbi temë “Luftën kundër krimit të organizuar”, zhvilluar në Itali dhe kurse të ndryshme të organizuara nga Shkolla e Magjistraturës në Tiranë. Prej muajt Shkurt të vitit 2021, ushtron detyrën e anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë./