Kryetari i PR, zoti Fatmir Mediu, në një intervistë televizive dhënë sot pasdite, tha:
Pyetja: A është e aftë opozita të ndërpresë mandatin e qeverisë?
Shqipëria s’ka qenë ndonjëherë në këtë situatë që është sot. Sot flasim që krimi ka kapur nivelet më të larta të shtetit dhe shteti është i pazoti dhe nuk dëshiron që të veprojë kundër krimit të organizuar, madje bëhet mburojë. Dje me policinë e shtetit p.sh nga pikëpamja e funksionimit të shtetit tregon se shteti nuk ka kontroll dhe forca e krimit të organizuar është mbi politikën sot. Ky është një moment shumë i rrezikshëm për qeverinë shqiptare. Kur thoshim se me kanabizimin tentohet kriminalizimi i shoqërisë shqiptare, doli se ishte realitet, që nga fermeri e deri te nivelet e larta të politikës. Mafia shqiptare me mafien rajonale janë bërë tashmë një problem i madh.
Pyetja: Pse ende opozita s’ka bërë asnjë tubim, të mos them protestë?
Është një pyetje që s’të jap përgjigje, pasi edhe unë e kam këtë pyetje. Do doja që ne të flasim me qytetarët drejtpërdrejt, duke diskutuar tubime për të diskutuar çdo gjë. Kjo vjen si lëvijze shoqërore të cilat janë të domosdoshme.
Veritas.com.al/