FBI po e investigon masakren e kesaj jave ku u vrane 14 persona nga nje çift ne Kaliforni si nje “akt terrorist” thane zyrtaret te Premten, duke shenuar se agresorja femer kishte premtuar besnikeri liderve te grupit te militanteve te Shtetit Islamik.
Tashfeen Malik, 27 vjeç, e lindur ne Pakistan dhe jetoi ne Arabi e Saudite per me shume se 20 vjet, si dhe burri i saj i lindur ne Shtetet e Bashkuara, Syed Rizwan Farook, 28 vjeç, u vrane ne perpjekje me Policine menjehere pas sulmit qe ata kryen ne qendren e sherbimit social ne San Bernardino, te Merkurren, vetem 60 km ne lindje te Los Angeles.
Ne qofte se investigimi do te provoje se sulmi me arme ishte veper e frymezuar nga militantet Islamist, atehere ky do te jete sulmi me serioz i kryer qe nga 11 shtatori 2001. ( Sipas Reuters)