Pas një ndalimi pesë vjeçar si pasoje e aneksimit të Krimesë, asambleja e Këshillit të Evropës hapi dritën jeshile për ripranimin e përfaqësuesve të Rusisë.

I menjëhershëm reagimi i Ukrainës kundër organizatës pan-evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë. Kur nga mesi i ditës,18 anëtarët e delegacionit rus kanë zënë vendet e tyre në emiciklin e Pallatit te Evropës në Strasburg, nga Kievi, presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, tha se ishte “i zhgënjyer”; dhe delegacioni i Kievit ka njoftuar braktisjen e punës së asamblesë, duke kërcënuar të pezullojë pjesëmarrjen në punët e parlamentarëve ukrainas në të gjitha organizmat e Këshillit të Evropës.

Në të kundërt, Kremlini ka festuar atë që e konsideron “një fitore të sensit të mirë”. Lindur në vitin 1949 me qëllim të promovimit të demokracisë, të drejtave të njeriut, identitetit kulturor evropian dhe kërkimit të zgjidhjeve për problemet sociale në kontinentin e vjetër, vendimi i organizmit për të riintegruar Moskën është shumë kontrovers.

Sot Këshilli numëron 47 Shtete Anëtare. Pavarësisht kundërshtimit të fortë të Ukrainës, 118 deputetë nga vendet anëtare të Këshillit të Evropës kane votuar një marrëveshje që lejon Rusinë të paraqesë një delegacion te vetin, duke hapur rrugën për pjesëmarrjen e saj në zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm. Ukraina u mbështet nga Vendet baltike dhe Mbretëria e Bashkuar: votat kundër ishin 62 dhe 10 ishin abstenime. Kreu i diplomacisë ukrainase, Pavlo Klimkine, ka njoftuar thirrjen për konsultime në Kiev të të dërguarit ukrainas në Këshillin e Evropës.

Veritas.com.al/