Para Kuvendit, një grup fermerësh nga Lushnja kanë protestuar kundër paketës së re fiskale e cila pritet që të miratohet sot në Kuvend. Teksa në Kuvend pritet të diskutohet dhe miratohet buxheti 2022 dhe paketa e re fiskale, jashtë parlamentit një grup fermerësh kanë protestuar kundër kësaj pakete, duke kërkuar nga qeveria dhe Ministria e Bujqësisë që të konsultohen me ta.

Mirëpo teksa protestonin, në Kuvend ka mbërritur kryeministri Edi Rama, i cili është ndalur të ti takojë, dhe madje ka ftuar një përfaqësi të tyre brenda ambienteve të Kuvendit, përfshirë edhe kryetarin e Sindikatës së Fermerëve në Lushnje, Eduart Sharka.

Pas takimit me kreun e qeverisë, Sharka u shpreh se Rama u dakordësua me kërkesat e tyre, por ai nuk njeh gjendjen reale të fermerëve. Sharka shtoi se kreu i qeveris u ka premtuar se do të diskutojnë në vijim në lidhje me kërkesat e tyre.

Nga ana tjetër deputetët e Partisë Demokratike, gjatë takimit me fermerët mbështetën kërkesat e tyre dhe bënë me faj qeverinë se i ka lënë në harresë. Korreshi tha se fermerët ndodhen në vështirësi të mëdha financiare.

KËRKESAT E FERMERËVE

  •  1. subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
  • 2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
  • 3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
  • 3. subvencionim 3 lekë për eksportuesit
  • 5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
  • 6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit

(Ne përditësim…).

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.