Meterologia Rezarta Xhakollari thotë se muaji korrik do të jetë i nxehtë, me temperatura tipike për stinën e verës.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Xhakollari u shpreh se në mes të korrikut, temperaturat do të shkojnë deri në 41 gradë.

“Dita e djeshme është regjistruar 37 gradë në disa qytete. Edhe nesër, do të kemi rritje 1-2 gradë, por ende nuk kemi atë 40 gradshin e famshëm. Javës tjetër do të kemi temperatura 40 gradë. Pas datës 21 do të kemi temperatura të larta. Nga e mërkura deri të shtunën, do të kemi temepratura 40-41 gradë celcius. Parashikohet në fund të korrikut të ketë reshje. Nga sot, na pret një korrik dinamik, por nuk kemi korrik klasik të thatë.”, theksoi meterologia.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *