Frrok Çupi
Më duket se shfaqja e Festivalit, po të kishte formë, ka formën e valëve të këngëve ‘vendëse’, siç e quan këngën polifonike kolegu ynë që do ta flas më pastaj.
Festivali i Katërt Kombëtar ‘Këngët e vendit tim’, 9- 10 maj në Pilur, të shfaqet i çuditshëm nëse gërmon për çudirat, ndryshe është ai festival i njohur, edhe i veçantë, që shikon e shijon si gjithë dynjaja në ballkonin e Zeusit në Pilur.
Por është edhe i çuditshëm, ose them se sivjet para festivalit vinte Çudia e tij, e në sfond- ky vetë.
Çudia e fillimit, që nuk di nëse e vunë re, është vetë dy-titullsia e Festivalit. Kësaj here ishte ‘Këngët e vendit tim’, shkruar në njërën anë të ballinës dhe ‘Bejkë e Bardhë’, në krahun tjetër. Vitin e kaluar ishte vetëm ‘Bejka e Bardhë’.
Secila pjesë vjen nga tjetra, e anasjelltas.
Bejka e Bardhë, vjen nga Vasillo Koka. Vetë këngëtarja Vasillo tani njihet me emrin ‘Bejka e Bardhë’, kush e kërkon nga fshati, pyet tjetrin ‘O, e ke parë sot Bejkën e Bardhë?’ në vend që t’i thotë emrin e nënës.
Dhe kënga e madhërishme e Bejkës së Bardhë, vjen nga Lefter Çipa. Lefter Çipa- Homeri nën Çikë, kur shkoi për në varrezat mbi kodër, e la Festivalin në edicionin e dytë.
Qysh se kalonte këtyre anëve Edward Lear, artisi anglez i famshëm i shekullit 19, pat thënë se në Pilur ka humnera kënge e poezie.
Këtu e mahnitshmja, nuk ka fund:
Tani Festivali i Bejkës është kthyer në Festival të mbarë kombit. Shikoni çfarë është mali i Çikës që na mban si në gji:
Ky quhet ‘çikë’ buzë detit në Jug, por në jug nuk ka fjalë ‘çikë’; çikat lodrojnë e këndojnë në Veri të atdheut.
Edhe vallja që gati zgjoi Lefterin nga varri, në këtë festival të jugut, në 9 qershor, ishte Vallja e Tropojës e kërcyer nga çikat e artit.
Secila pjesë vjen nga tjetra, e anasjelltas.
Bejka e Bardhë, vjen nga Vasillo Koka. Vetë këngëtarja Vasillo tani njihet me emrin ‘Bejka e Bardhë’, kush e kërkon nga fshati, pyet tjetrin ‘O, e ke parë sot Bejkën e Bardhë?’ në vend që t’i thotë emrin e nënës.
Dhe kënga e madhërishme e Bejkës së Bardhë, vjen nga Lefter Çipa. Lefter Çipa- Homeri nën Çikë, kur shkoi për në varrezat mbi kodër, e la Festivalin në edicionin e dytë.
Qysh se kalonte këtyre anëve Edward Lear, artisi anglez i famshëm i shekullit 19, pat thënë se në Pilur ka humnera kënge e poezie.
Këtu e mahnitshmja, nuk ka fund:
Tani Festivali i Bejkës është kthyer në Festival të mbarë kombit. Shikoni çfarë është mali i Çikës që na mban si në gji:
Ky quhet ‘çikë’ buzë detit në Jug, por në jug nuk ka fjalë ‘çikë’; çikat lodrojnë e këndojnë në Veri të atdheut.
Edhe vallja që gati zgjoi Lefterin nga varri, në këtë festival të jugut, në 9 qershor, ishte Vallja e Tropojës e kërcyer nga çikat e artit.
Në podiumin e Festivalit gjëmonte kënga, herë e një grupi e herë e një grupi tjetër. Por në sheshin e gurtë ku dikur ka qenë biblioteka më e pasur e trevave që nga Tirana deri në Butrint, (të cilën e dogjën me ardhjen e demokracisë), zhvillohet pjesa shtesë që mund ta quajmë ‘Çudia e Festivalit’.
Nëse kënga vjen nga sprova të mëdha artistike, Çudia këtu mblidhet jo si këngë, por për shkak të magjisë së këngës.
Në podium hip e zbret një burrë me hijen e Lefter Çipës dhe bën gjithë rolin e zotit të shtëpisë. Kur ishte i vëllai, e bënte ai ‘të madhin’, ndërsa tani e ka barrën Kristo. Edhe këndon, edhe bën vargje, edhe kompozon, edhe drejton, njësoj si i vëllai.
Familja Çipa tani mund të quhet ‘dinasti e Artit’. Nga më i stërlashti, deri te Akri 30 vjeç poet me emër, të gjithë përbëjnë dinastinë. Polo Çipa, emigrant në Greqi, ka ardhur me grupin e tij të këngës vendëse dhe e ka quajtur ‘grupi i diasporës’.
Këtu secili i ngjan asaj që do. Mbi kokën e Vasos, pronarit të lokalit të fshatit, i cili na shërben me çfarë duam si të ishte ‘flutur’, aty sipër ka emrin e lokalit ‘Bejkë e Bardhë’ dhe një pikturë të kokës së Bejkës. Sa i ngjajnë njëri tjetrit, s’ta pret mendja: Bejka dhe Vaso me flokë kaçurrel.
E kam gjetur këtë motiv në Shkodër me pronarin e Rozafës përballë kalasë. Ai quhet Ritvan, por tani edhe veten e thërret ‘Arusha’. Ka mbajtur gurë sa të piramidave të Keopsit, e prandaj ia vunë emrin. Ai e do sa emrin e dhënë nga nëna.
Në sheshin e shtruar me pllaka guri të çeliktë janë vendosur karrige për të ftuarit, por pa ndonjë kujdes radhimi si për ‘udhëheqjen’.
Megjithatë udhëheqësit politik vijnë dhe i bëjnë vend vetes në ballë.
Edhe kur nuk ekzistojnë ata i krijojnë ‘çudirat’
Deputeti Vullnet Sina që është edhe sipërmarrës suermarketesh, doli në podium e tha se ‘do të dhuroj rrogën dhe dietat e muajit’ për Festivalin. Sa për pagën dhuron këtë pagën e vogël ende pa u rritur, ndërsa dieta nuk ka fare në Maj.
Piluriotët të venë në bisht të fyellit.
Bujar Leskajt u kërkua nga podiumi që të jepte certifikatën e grupit të Selenicës. Në fakt nderin ia bënë si me ledhatim, meqë është i opozitës e duket si jetim. Por nuk pranoi. Selenica ka votuar për të majtën, Bujari nuk mund të shkelte parimet. U mërzitën ata të grupit; njëri nga ata e zgjidhi:
“Edhe unë quhem Bujar- tha. Bujar për Bujar, po ia jep vetes certifikatën!’. Kështu e bëri labi me labin, njëri i djathtë e tjetri artist.
Polo që ka ardhur nga Patra e bëri më çuditshëm se të parët:
-Dua të përshëndes të gjithë personalitetet politike!- tha.
“Përshëndes kryetarin e Bashkisë Iks, kryetarin e bashkisë Y, bashkisë tjetër, sekretarin tjetër, shefin tjetër…, nja njëzet përshëndetje, madje edhe për bashkitë që nuk ishin fare. Por nuk përmendi asnjë emër njeriu. Më mirë e bëri kështu, ku ka emra që rezistojnë pse je emëruar administrator.
Po prisja që me emër të thërritej Ethem Ruka, Mevlan Shanaj, Zhani Ciko, Afërdita Onuzi…, që i kisha pranë; të paktën këta kanë emra arti. Po kush i vë re artistët dhe profesorët!
Arti shpesh luan lojë të rrezikshme me veten: Të vetët nuk i përfill, ndërsa brigadierin e fermës e vë në këngë…
Kalon mbrëmja e Festivalit të Katërt, kalon me çudirat edhe ‘pa art’. Një grup prej pesë vetë marrin e japin seriozisht dhe djersijnë atje në një tavolinë. Janë anëtarët e jurisë, personalitete të kulturës kombëtare. Pse lodhen aq shumë për një mrekulli që na sjell edhe mrekullinë ‘jo- Art’.
Por kënga e Labërisë ka ndezur qiellin mbi Pilur.
Aleksandër Çipa thotë se nuk mund ta quajë ‘polifonike’ këngën e Pilurit; aq më pak ‘Iso labe’. Ajo është kënga vendçe e kombit, dhe kaq- mendon Sandri.
Për këtë thashë se do t’ua flas në paskëtaj.