Andi Gjalica/

Sot në revoltën e Kukësit para Drejtorisë së Policisë së Tiranës munguan mediat. Pjesëmarrës nga revolta, përmes mediave sociale transmetuan disa herë kërkesën e qytetarëve që media të jetë prezente. Madje edhe e thanë me forcë pse nuk ndodhet media në ngjarje…

Nuk e kishin kuptuar të revoltuarit se në media kishte një ngjarje shumë më të madhe: Blendi Fevziu, ancorman i Klan, është pajtuar me Berishën. Lajmi është përhapur disa javë më parë, por nuk ka mjaftuar. Ka përsëri disa njerëz ‘në bark të nënës’ që nuk e kanë mësuar lajmin. Prandaj Fevziu vendosi që me ‘një gur’ të vrasë dy zogj: Sot ritransmetoi lajmin se ‘u pajtua em berishën’ duke dhënë edhe mesazhin se kjo është ngjajra kryesore për në media, jo Revolta.

Fevziu gjeti rastin të japë intervistë për programin “Rudina”. Rudina është gruaja e tretë, por jo e fundit e Edi Ramës. Të dy bashkë realizuan një qëllim: Të shpëtojnë qeverinë e Ramës pa u lagur në media. Dmth., të bëjnë ç’të mundin që të devijojnë vëmendjen. Ose të paktën të bëjnë ironi me Revoltën e Kukësit…

Por më në fund nuk na intereson asgjë… A u pajtuan Fevziu me Berishën?, a u pajtua Rudina me Edin? Kaq duhet… u arrit

Veritas.com.al/