Eksperti i Fondacionit Konrad Adenauer për Ballkanin Perëndimor, Florian Feyerabend, në intervistë ekskluzive për DW, flet për situatën ne Shqipëri, për detyrën e opozitës dhe atë qe duhet te dëshmojë Qeveria, duke pranuar se te dyja kane përgjegjësi per te ardhmen e vendit.
Deutsche Welle: Zoti Feyerabend, fondacioni juaj e konsulton rregullisht Partinë Demokratike në Shqipëri. Deputetët e kësaj partie tashmë janë larguar përfundimisht nga parlamenti dhe i kanë dorëzuar mandatet e tyre. A jeni dakord ju me këtë hap?
Florian Feyerabend: Shqipëria ka nisur shumë reforma gjatë viteve më të fundit. Por ka pasur dhe abuzime dhe shumë mangësi, për të cilat opozita ka folur shpesh në muajt e fundit, siç janë problemet me Krimin e Organizuar, skandalet me korrupsion, blerjen e votave, kufizimi i lirisë së medias, mosveprimet në politikat arsimore dhe mosrespektimi i të drejtave të opozitës parlamentare. Qytetarët dhe sidomos të rinjtë janë shumë të pakënaqur dhe të zhgënjyer, siç e dëshmuan edhe protestat studentore në dhjetor. Opozita e sheh veten edhe si zëdhënëse të kësaj pakënaqësie të përgjithshme, e cila u pasqyrua edhe në numrin e madh të pjesëmarrësve në protestat e 16 dhe 21 shkurtit.
Nuk ka asnjë dyshim që gara politike duhet të jetë një garë për idetë më të mira për zgjidhjen e sfidave dhe problemeve.
Në një demokraci parlamentare vendi i përballjes me probleme të këtij lloji duhet të jetë parlamenti. Për këtë nuk ka asnjë dyshim.
Por, nisur nga sfidat e mëdha që ka përballë Shqipëria, nisur edhe nga çelja e mundshme e negociatave me BE-në, që është paraparë në shtator, është e domosdoshme që parlamenti të jetë funksionues, e të kryejë funksionin e tij kontrollues mbi qeverinë. Jo vetëm qeveria, por edhe opozita duhet të mbajë përgjegjësi për të ardhmen e Shqipërisë. Për Partinë Demokratike dhe partitë e tjera opozitare shtrohej pyetja se si mund ta ushtronin ato këtë përgjegjësi parlamentare pa shërbyer si gjethe fiku demokratike për një qeveri, të cilën ato e akuzonin për manipulim zgjedhjesh dhe lidhje me Krimin e Organizuar.
Veritas.com.al/