Pas rënies dhe -15% në bursë, aksionet e FCA në Piazza Affari janë në rivlerësim, me një rikuperim të ngadaltë. Por frika e analistëve mbetet për të ardhmen e kompanisë, e pezulluar midis Torinos dhe Detroitit. Nuk ka bindur, por ka zhgënjyer thellësisht  fakti duke pare te ulen objektivat e shitjes te 2018, rënia e fitimeve krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2017. Por mbi të gjitha te shqetëson ajo se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm dhe mbi të gjitha Mike Manley: ai, njeriu I zgjedhur nga John Elkann për të zëvendësuar Sergio Marchionne në udhëheqje të gjigandit global,do të jetë adekuat?
Përgjigjja e parë duket negative: Analistët kanë gjykuar “prezantimin zyrtar” të tij, të mërkurën në mëngjes në një klimë funerale, jo ne lartesine e duhur, pak si ‘shumë maturi, sigurisht pak tërheqëse.

Me një fjalë, Manley është gri dhe burokratik, pak si menaxherët e vjetër të shtëpisë të Fiat që u fshinë 14 vjet më parë nga vrullshmëria e gjeniut italiano-kanadez.Por nuk është vetëm një çështje e temperamentit: në lojë do të jetë një ndeshje e stermadhe, një aleancë e re pas asaj midis Fiat dhe Chrysler. Marchionne u konsiderua njëzëri si një nga negociatorët më të mëdhenj të dekadave të fundit, në këtë kuptim Manley është një i panjohur total.

Pra, në horizont ekziston një bashkim i ri strategjik (në pjatë hipotezat Hyundai, Ford, Volkswagen, GM), per të zgjedhur  me kujdes ekstrem, sepse nga kjo do te varet e ardhmja e grupit. Për të mos përmendur pastaj inovacionin teknologjik (motorët hibridë, makinat autonome) që do të vendosin fatet komerciale në 10 vitet e ardhshme. Marchionne ka lënë një grup pa borxhe dhe me vizion, tani do te duhet dikush që është në gjendje të çojë përpara trashëgiminë.

Veritas.com.al/