Ish- Presidenti Fidel Kastro, një nga liderët ikonë dhe mes më jetëgjatë në pushtet, vdiq në moshën 90 vjeç.
Vëllai i tij më i ri dhe pasardhës si President i Kobës, njoftoi vdekjen e Fidel nga ekrani i televizionit shtetëror.
Kastro rrëzoi qeverinë në vitin 1959, duke vënë në fuqi revolucionin Komunist. Ai sfidoi Shtetet e Bashkuara për disa dekada, duke kaluar nëpër disa komplote për vrasjen e tij.
Mbështetësit e Kastros thonë se ai e ktheu Kubën në duart e popullit. Ndërsa kritikët e shikojnë si diktator.
/Veritas.co.al/
___
(Updated)
Trump shkroi në Tweeter vetëm kaq: “Kastro vdiq”
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, të Shtunën, i kushtoi vetëm kaq rëndësi vdekjes së liderit të Revolucionit të Kubës, një nga shtyllat e komunizmit të epokës së tij: “Fidel Castro is dead!” (Fidel Kastro vdiq!”.
Kastro vdiq në moshën 90 vjeçare, duke sfiduar Shtetet e Bashkuara për gjysmë shekulli.
Gjastë fushatës presidenciale, Trump tha se do t’i anulojë të gjitha marrëveshjet eObamës me liderët e Kubës.
“Të gjitha koncesionet që Obama ka garantuar te regjimi i Kastros janë kryer përmes urdhrave ekzekutiv; gjë që do të thotë se presidenti pas tij mund t’i anulojë”- tha Trump në Shtator.
“Këto kërkesa do të përfshijnë lirinë fetare e politike për popullin e Kubës si dhe lirimin e të burgosurve politik”, shtoi ai.
/Veritas.com.al/
Kastro, një jetë në fotografi: