Presidenti Donald Trump shkarkuar Gjeneralin Timothy Haugh, kreun e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) dhe të Komandës Kibernetike të SHBA-së kanë raportuar mediat në SHBA.

Nuk është e qartë pse ai u largua nga detyra, por kjo vjen pas një takimi mes Presidentit Donald Trump dhe aktivistes së ekstremit të djathtë Laura Loomer të mërkurën shkruan CBS News.

Sipas raporteve, znj. Loomer e ka nxitur Trumpin të shkarkojë disa punonjës të cilët ajo dyshonte se nuk e mbështesnin agjendën e tij.

Ajo postoi në platformën X se Gjenerali Haugh dhe zëvendësja e tij Wendy Noble  e cila sipas mediave amerikane gjithashtu është shkarkuar  “kanë qenë të pabesë ndaj Presidentit Trump dhe kjo është arsyeja pse janë shkarkuar.”

Para se të raportohej shkarkimi i tyre, Trump u tha gazetarëve se do të largojë çdo punonjës që konsiderohet i pabesë.

“Ne gjithmonë do të largojmë njerëz – njerëz që nuk i pëlqejmë ose që përfitojnë, ose që mund të kenë besnikëri ndaj dikujt tjetër,” tha ai para gazetarëve në bordin e Air Force One.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *