Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in thotë se homologu nga Shtetet e bashkuara, Donald Trump, “meriton atribut të madh” për bisedimet mes Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut.

Bisedimet, që u mbajtën për herë të parë pas dy vjetësh, dhe ku u vendos që Koreja e Veriut do të dërgojë delegacionin e vet në Lojërat Olimpike që zhvillohen këtë vit.

Zoti Moon tha se donte t’i shfaqte mirënjohjen e tij ztit Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara shkroi në Twitter para dy javësh se i ka prurë bisedimet deri në pikën e arritjes.

Zoti Moon iu tha reporterëve  të Mërkurën se “Mendoj s presidenti Trump meriton shumë nderim për arritjen e bisedimeve mes Koresë së Jugut dhe të Veriut”.

Veritas.com.al/