Kryeministri Edi Rama deklaroi se studentët janë kërcënuar, për faktin se një pjesë e tyre kanë dashur të takohen me të.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa, Rama u shpreh se 3 grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë, online dhe offline.
“Nesër do të ndezim një tjetër dritare dialogu, që i ofrohet atyre që duan të ndërveprojnë me mua dhe qeverinë. Studentë që kërcënohen nga pseudo studentë që shfaqen në dyert e auditorëve dhe i çojnë mesazhe të ndryshme atyre që mendojnë ndryshe. Tre grupe studentësh janë kthyer mbrapsht me dhunë, online dhe offline në përpjekjet e tyre për të ardhur në takim me mua, pa kamera, pa foto, thjesht për të biseduar. Tre grupe studentësh, me emra dhe mbiemra. Pastaj të bullizuar në ekstrem. Një gjë dua të jetë e qartë, nuk jam më student dhe pedagog, por vij nga një rrugë ku kam qenë student dhe pedagog. Kam dalë kundër një regjimi real jo imagjinar, për të qenë i lirë të them atë që dua, ku të dua. Kush mendon se me trembjen, dhunën, do ketë impaktin më të vogël mbi mua dhe rrugëtimin tonë, i ka bërë llogaritë gabim. Edhe ata që ngrenë dorën kundër policisë, por edhe atyre që bllkojnë rrugën”, theksoi ai./
Komente