Është arritur finalizimi i ankandit ndërkombëtar për parkun fotovoltaik të Karavastasë, ku kompania fituese, ishte ‘Voltalia as’, një kompani franceze.
“Kemi një park energjitk nga kompania voltalia, më të medhatë franceze. Kjo do kthehet në një marrëdhënie shumë të mirë”, tha ajo.
“Më vjen mirë që arritëm ta finalizojmë këtë proces, duke marrë parasysh edhe atë se çfarë po kalojmë. Ky park energjitik do jetë më i madhi në rajon.
Më vjen mirë që ne ne jemi në gjendje që të shikojmë konkretisht finalizimin e një përpjekje të madhe për të hapur një faqe të re në historinë e sistemit energjetik duke përfshirë një volum të rëndësishëm, i pari i kësaj natyre, energjisë diellore në sistem dhe një investim të huaj mbi 100 mln euro. Do të bëhet nga një kompani me prestigj ndërkombëtar.
Kjo është një ditë shumë pozitive për Shqipërinë. Deri në 2050 pritet që të trefishojë nevojën për energji bota ku jetojmë. Ky është parku më i madh në rajon. Për ne është fillimi i një procesi, ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Çmimi është fantastik, jashtë cdo parashikimi, pritshmëritë ishin larg”, tha më pas kryeministri Edi Rama.
VERITAS.COM.AL/