Kryeministri Edi Rama iu është bashkuar 24 liderëve botërorë dhe ka firmosur një traktat për të qenë të bashkuar në luftën kundër COVID-19 si dhe pandemive të tjera që mund të kërcënojnë botën. Kryeministri britanik Boris Johnson, Presidenti francez Emmanuel Macron dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe  20 liderë të tjerë janë bërë bashkë.

Bota ka nevojë për një zgjidhje globale, të ngjashme me atë pas Luftës së Dytë Botërore, për të mbrojtur vendet në përballje me pandeminë e shkaktuar nga COVID-19, thanë udhëheqësit botërorë në një letër të përbashkët të bërë publike ditën e sotme.

Takimi i 24 liderve erdhi pas një takimi të ministrave të shëndetësisë të G7 të hënën, duke theksuar se pandemia kishte qenë “një kujtesë e zymtë dhe e dhimbshme se askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt”.

Ata janë bashkuar në thirrjen për një zgjidhje të re globale për të ndihmuar botën të përgatitet për pandemitë e ardhshme.

24 udhëheqësit argumentojnë se një traktat i ngjashëm me atë të arritur pas Luftës së Dytë Botërore është i nevojshëm për të ndërtuar bashkëpunimin ndërkufitar.

Udhëheqësit thonë se në të njëjtën frymë, vendet duhet “të jenë më të përgatitur për të parashikuar, parandaluar, zbuluar, vlerësuar dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj pandemive në një mënyrë të koordinuar”.

Një traktat i ri do të ndihmonte në krijimin e sistemeve më të mira për parandalimin e pandemive të mundshme, ndërsa përmirëson ndarjen e të dhënave, shpërndarjen e vaksinave dhe pajisjeve mbrojtëse personale.

Shtetet e organizatat firmëtare:

Chile, Kosta Rica, Trinidad dhe Tobago, Kenia, Ruanda, Senegal,  Afrika e Jugut, Shqipëria, Këshilli Evropian, Francë, Gjermani, Greqi, Hollandë, Norvegji, Portugali, Rumaniau, Serbi, Spanjë, Ukraina, Mbretëri e Bashkuar, Tunizi, Indonezi, Fiji, Kore, OBSH.

VERITAS.COM.AL