Është firmosur përfundimishit marëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Christmas Theatre për dhënien me qera të sallës në cilën do të zhillohet takimi i kryeministrit Edi Rama me diasporën.
Top Channel publikoi një kopje të kontratës e cila u firmos mes palëve.
Në kontratë parashikohet zhvillimi i eventit ndrësa organizatorët marrin përsipër gjithë procedurën, sigurinë, ndricimin, foninë dhe pastrimin.
Vlen të përmdenet se pala greke ka shmangur deri në pengim dhënien e ambienteve dhe u desh insistimi i kryeministrit Rama që ambienti të jepet për eventin në fjalë.
Edhe pse takimi i zotit Rama është privat,qeveria greke ka thënë se nuk e ka ftuar zotin Rama,por as mund ta ndalojë atë të zhvillojë këtë takim në athinë.
Për sigurinë e zotit Rama,qeveria greke ka vënë në dispozicion një autoveturë tip Bmw të blinduar dhe forca të shtuara sigurie.
Zoti Rama do të mbërrijë në athinë mëngjesin e së djelës dhe do të shkojë direkt në vendin e eventit. Mbas mbarimit të takimit me diasporën,kryeministri shqiëtar do të marrë pjesë në asamblenë e ps në greqi dhe do të shpërndajë karta anëtarësimi për dhjetëra të rinj që zgjodhën e anëtarësohen në partinë socialiste.