Ministri i Jashtëm Igli Hasa në një konferencë për mediat foli për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për njohjen e pensioneve. Ai theksoi se ka pasur një insistim nga ana e qeverisë shqiptare prej gati 10 vitesh për këtë marrëveshje.

Gjithashtu ministri Hasani nënvizoi se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme dhe se është një mundësi shumë e mirë për të gjithë qytetarët që kanë sakrifikuar.

“Kjo marrëveshje është negociuar në detaje dhe kjo marrëveshje tregon që marrëdhëniet tona janë gjithnjë e më afër. Ndoshta do të krijojë edhe kushte shumë më të mira . Krijimi i këtij ambienti pozitiv për njerëz që kanë sakrifikuar shumë është padyshim arritje shumë e madhe. Ka pasur një insistim 10-vjeçar nga qeveria shqiptare që në çdo konferencë pika kryesore ishte firmosja e marrëveshjes. Insistimi dhe presioni pozitiv ka qenë konsistent dhe rezultatet sot janë këto”, tha ai.