Një bredh 19 këmbë e gjysmë arriti mbi një karro të tërhequr nga dy kuaj në Shtëpinë e Bardhë, ditën e Hënë, me zonjën e parë Melania Trump dhe të birin Barron, duke përshëndetur familjen e tregtarit Chapman, ferma e të cilit siguroi për të tretën herë pemën e Krishtlindjeve për Shtëpinë e Bardhë.
Pesë anëtarë të bandës së Marinës luanin “O Christmas Tree” ndërsa karroja shtyhej drejt North Portico të Shtëpisë së Bardhë. Melania dhe Barron dolën nga rezidenca dhe bënë një tur rreth karros, duke i hedhur një sy gjithë pemës masive.
First Lady shkoi për të vizituar anëtarët e familjes së fermerit ‘Silent Night Evergreens’ ku ishin mbledhur pemët që do të shpërndaheshin më vonë. Melania i shprehu shumë mirënjohje Jim dhe Diane Chapman dhe djalit të tyre David për fermën e pemëve, me çfarë pemë të bukura që ka.
Veritas.com.al/