“Francezët nuk kanë më forcë që të luftojnë për Francën”- tha deputetja konservatore polake, Krystyna Pawłowicz teksa i bëri përmbledhjen vendimit të francezëve në zgjedhjet e djeshme presidenciale. Në këto zgjedhje- tha ajo- u pa se si establishmenti u fshi nga fitorja.

Anëtare e parlamentit Polak, e Partisë Ligj dhe Drejtësi (në qeverisje) (PiS), Pawlowicz i krahasoi votuesit francez të pafavorizuar në kuadër të zgjedhjeve presidenciale, para polakëve, që tani janë “rilindur” dhe “me plot shpirt të fuqishëm”- tha ajo.

Në postimet e Facebook, zonja  Pawłowicz tha: “Francezët nuk kanë më forca që të luftojnë për Francë”.

/Veritas.com.al/