(FOTO: Ergi Dini dhe skenografia e “XFaktor” ku fitoi Çmimin e Parë, në sfond)

Ngjarja e dhimbshëm ka ndodhur mbrëmë, natën vonë. Si të ishte “ e shkruar”- siç thuhet rëndom. Ergi Dini, këngëtari i talentuar dhe i shpërblyer më Çmim të parë në një nga spektaklet më të njohur televiziv në vend, “XFAktor- 3”, kishte kënduar këngën “Pa frymë”, me të cilën edhe fitoi. Mbrëmë, pas një aksidenti të rëndë me motor ai nuk mundi të mbijetojë, me gjithë kujdesin e mjekëve për t’i dhënë edhe një herë frymë djaloshit. Por edhe të gjithë që dëgjuan lajmin e  kobshëm mbetën pa frymë.

Bashkë me Ergin, 22 vjeç, në motor udhëtonte edhe miku i tij i afërt, Kejdi Halili, 21 vjeç. Të dy humbën jetën pas përplasjes së fortë të motorit në një kënd të bulevardit “Bajram Cupii” në Tiranë.

Motori i drejtuar nga Ergi Dini humbi kontrollin dhe u përplas; dy të rinjtë u dërguan në spital në gjendje të rëndë, por nuk mundën të mbijetoni.

22-vjeçari nga Shkodra ishte fitues i ‘XFactor Albania 3’, por fatkeqësisht ëndrra e të riut të talentuar u ndërpre në mes. Sot në vendlindjen e tij zhvillohet ceremonia mortore, ku familjarët dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit.

/Veritas.com.al/