Stockholm (AFP) – Laureati i letërsisë Nobel Peter Handke është ditë larg nga marrja e çmimit të tij, por autori polemik i njohur për qëndrimin e tij pro-serb në luftërat në ish-Jugosllavi tha të Premten se ai preferon letërsinë ndaj opinioneve.

Zgjedhja e Akademisë Suedeze për çmimin 2019, shpallur në Tetor, shkaktoi zemërim në Ballkan dhe më gjerë për shkak të mbështetjes së Handkes për burrin e forte Serb te ndjerin Slobodan Milosevic.

“Më pëlqen letërsia, jo opinionet,” tha Handke në një konferencë shtypi të Premten përpara ceremonisë së 10 dhjetorit në Stokholm.

“Unë i urrej opinionet,” tha autori Austriak në përgjigje të pyetjes së një gazetari mbi nëse ai kishte ndryshuar mendje rreth asaj që ndodhi në Ballkan në vitet 1990.

Në 1997 Handke u akuzua për minimizimin e krimeve të luftës Serbe në librin e tij “Një Udhëtim për Lumenjtë: Drejtësi për Serbinë”.

Ai gjithashtu mori kritika për shkak se foli në funeralin e Millosheviçit, i cili vdiq ndërsa ishte në gjyq për genocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Deri në 1.000 njerëz pritet të protestojnë në qendrën e Stokholmit të Martën kundër çmimit që do t’i jepet atij nga Mbreti i Suedisë Carl XVI Gustaf.

Handke tha të Premten se ai kishte provuar të krijonte një dialog me kritikët e tij dhe tha se ai dëshironte të bënte një gjest të “pajtimit”.

“Kam pyetur një mik në Bosnje dhe Hercegovinë se si ta realizojë këtë ide, por ai më tha që për momentin nuk është e mundur,” tha ai.

“Doja të takoja dy nëna të ndryshme, jo nëna të organizuara por dy nëna të vetmuara që humbën fëmijët e tyre,” tha ai, duke shpjeguar se do të donte të takonte një nga pala Serbe dhe një nga ana Myslimane.

“Unë jam i hapur për këtë,” shtoi ai.

Konferenca për shtyp filloi me një kor nga publiku që këndonte “Gëzuar Ditëlindjen” për fituesin e Çmimit Nobel, 77vjec.

Por i pyetur pse librat e tij nuk e përmendin punën e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve për ish-Jugosllavinë, e cila e njohu Srebrenicën si gjenocid, Handke iu referua një letre të fundit dërguar atij.

“Preferoj një letër anonime me letër higjienike për pyetjet tuaja boshe dhe injorante,” tha ai, duke shtuar, se ai gjithashtu kishte marrë shumë letra mbështetjeje.

– “Letërsia mbi politikën” –

Akademia Suedeze është përballur me një stuhi kritikash që nga viti 2017.

Pak para konferencës për shtyp të Premten, një anëtar i komitetit tha që ai do të bojkotojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve në shenje proteste.

“Unë nuk do të marr pjesë në Javën e Nobelit këtë vit … Të festosh Cmimin Nobel të Peter Handkes do të ishte hipokrizi e pastër nga ana ime, ”tha Peter Englund, një historian dhe shkrimtar, për të përditshmen Dagens Nyheter.

Englund kryesoi Akademinë Suedeze midis 2009 dhe 2015 dhe raportonte për konfliktet e viteve 1990 në Ballkan për gazetat Suedeze.

Dy anëtarë të tjerë të komitetit njoftuan dorëheqjen e tyre të hënën.

Kristoffer Leandoer tha se ai nuk kishte “durim” për reformat e brendshme që akademia ndërmori pas një skandali seksi që tronditi atë në vitin 2017.

Gun-Britt Sundstrom, ndërkohë, tha se një nga arsyet e largimit të saj ishte sepse ajo ishte kundër që Handkes ti jepej Nobeli i këtij viti.

“Zgjedhja e laureatit 2019 nuk ishte thjesht një zgjedhje për një lloj pune, por gjithashtu është interpretuar … si një mbrojtje e qëndrimit se letërsia është mbi politikën”, “shkroi Sundstrom në një koment për të përditshmen Dagens Nyheter këtë javë.

VERITAS.COM.AL/