( Foto nga: Stefania M. D’Alessandro/Getty Images)/

 

Reperi italian Anastasio, i cili kohët e fundit fitoi versionin italian të X-Factor, është vene ne shënjestër për ‘pëlqimin’ e ministrit të brendshëm Italian populist Matteo Salvini dhe Presidentit te SHBA Donald Trump në mediat sociale.

I njohur tashme për qenien e tij eksentrike kur ai zbuloi se kishte një tatuazh të portretit të legjendës së futbollit argjentinas Diego Maradona në stomakun e tij, Anastasio reagoi ndaj kritikave duke thënë se ai ishte një “mendimtar i lirë” dhe i gezohej perspektivave të ndryshme nëse ato vinin nga e majta ose nga e djathta, raporton Republika.

“Kam lexuar atë që është shkruar, por është një kaos i plotë politik, është e mjaftueshme të flitet për komunizmin dhe fashizmin, tani krahu i djathtë eshte i majte dhe anasjelltas, e djathta sot mbron punëtorët, e majta është bërë liberale, është një rrëmujë “, tha ai, duke pranuar se gjithashtu pëlqente grupin e ekstremit të djathtë CasaPound në Facebook, si dhe anëtarin e partisë së Lega-s dhe ministrin për familjen dhe aftësitë e kufizuara Lorenzo Fontana.

“Kam opinione mbi ngjarjet herë në njërën anë dhe herë në anën tjetër, nuk më pëlqen të etiketohem nëse dikush thotë diçka të drejtë që unë e shperndaj, qoftë Salvini apo [ish-kryeministri Matteo] Renzi”, ka shtuar.

Në lidhje me Presidentin Trump, ai tha, “[ai] është presidenti i Shteteve të Bashkuara– mendoj se është interesante të dihet se çfarë ai mendon”, por vuri në dukje se ai votoi një “kartë të bardhë” në zgjedhjet e fundit që përfshin dorëzimin e një fletëvotimi pa shënime.

Ndërsa është e pazakontë që muzikantët dhe artistët të shprehin mbështetjen e tyre për Salvinin në Itali, italianët e zakonshëm nuk janë aq të turpëruar për atë se si ata ndjehen për të dhe Partinë e tij të Legës populiste të krahut të djathtë, pasi që vazhdimisht ka udhëhequr anketimet e opinionit për disa muaj.

Anastasio nuk është gjithashtu reperi i parë europian që kritikohet për pikëpamjet e tij politike. Në Francën fqinje, repperat nuk janë kritikuar për mbështetjen e populistëve, por, per me tepër siç ishte rasti me rapperin Medine, per pikëpamjet e tyre anti-franceze dhe pro-islamiste.

Veritas.com.al/