Në fjalimin e fitores, të Dielën në mbrëmje, kandidatja Marine Le Pen, lidere e Frontit Nacional dhe e nismës kundër emigracionit masiv, iu bëri thirrje patriotëve të Francës që ta mbështesin kundër Emmanuel Macron, të cilin e quajti ‘trashëgimtar i presidentit më antipopullor të Francës, Francois Hollande’.
Ms Le Pen, iu tha turmave të mëdha të mbledhura në veri të Francës se beteja tani ëhstë mes mbëhstetësve të globalizmit dhe të tjerëv që janë kundër.
Duke folur për rezultatin e projektuar të raundit të parë, i cili e solli në përballje kundër Emmanuel Macron, “rezultat historik’ siç e quajti, ajo falenderoi mbështetësit që e sollën në raundin e dytë që do të mbahet me 7 Maj.
Le Pen nënvizoi prioritetin si presidente “mbrojtjen e kombit Francez”.
/Veritas.com.al/