Presidenti Donald Trump, përmes një ngjitjeje të fuqishme ka shpallur ‘momentin e ri Amerikan’ teksa mbajti fjalimin e tij të parë në Kongres mbi Deklaratën e Bashkimit.

Në fjalimin e tij të parë, lideri Republikan tha se se ai “po shtrin krahët e hapur” ndaj Demokratëve që të punojnë së bashku.

Zoti Trump, gjithashtu se po urdhëron Gjirin e Gantanamos që të qëndrojë i hapur, në kundërshtim të direktivës së ish- presidentit Obama për të mbajtur mbyllur kampin e të burgosurve.

Ekonomia Amerikane ka shpërthyer në një ‘buum!’, tha Trump, edhe pse nuk mori aprovimin e duhur në sallën e Kongresit.

Me një mesazh ngjitjeje larg prej fjalëve mbi ‘masakrën Amerikane’ që mbajti para një viti në inaugurim, zoti Trump tha e administrata e tij po “ndërton një Amerikë të fortë, të sigurt dhe krenare”.

“Kurrë ndonjë herë tjetër nuk ka pasur kohë më të mirë për të filluar të jetojmë në ëndrrën Amerikane”, tha ai para ligjvënësve gjatë fjalimit prej një orë e njëzet minuta.

Veritas.com.al/