Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, deputeti Flamur Noka, është paraqitur mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme.

Në momentin e mbërritjes në SPAK, Noka ka shkëmbyer batuta me gazetarët, teksa u shpreh: “Ku i keni ata të tjerët? Dilni more nga kafja”.

Noka qendroi mbi një orë në ambientet e SPAK.

Pasi foli, ai tha shkurt se “isha për një sërë kallëzimesh”.

“U thirra nga SKAP-i për denoncimet e bëra në fushatë elektorale. Task forca e ngritur për të hetuar krimin elektoral vdiq pa u aktivizuar akoma.

Krimi elektoral që na u premtua se do të niste ndëshkimi, është duke i bërë karshillëk SPAK-ut.

Krimi elektotal është më i institucionalizuar se kurrë dhe ka vendosur fatin e votës së shqiptarëve”, tha ai.

Flamur Noka: Krimi elektoral është ai që sot ka vendosur mbi fatin e votës së shqiptarëve.

Janë dhjetëra raste kallëzimesh dhe referimesh që PD dhe opozita ka paraqitur në SPAK, duke nisur që nga Durrësi, Vora, Elbasani, Shkodra, Fieri, Vlora dhe gjithë Shqipëria.

Paraqitët ndonjë provë?

Flamur Noka: Ne nuk kemi organi hetimor, organi hetimor presupozohet të ishte ky këtu mbrapa.

Për cilin kallëzim konkret ishit?

Flamur Noka: Isha për një sërë kallëzimesh që lidhen vetëm me krimet zgjedhore. Konstatova që task forca për krimet zgjedhore kishte vdekur ditën që u krijua.

SPAK ju ka dërguar dy shkresa dhe kërkon informacion nga ana juaj meqë jeni firmëtar i kontratës lobuese në një kompani në SHBA dhe kërkon informacion. A i jeni përgjigjur ju Prokurorisë dhe i keni vendosur në dispozicion materialet?

Flamur Noka: Ne jemi PD, jemi forcë demokratike, transparente. Çdo gjë e kemi vendosur në dispozicion, s’kemi gjë për të fshehur, është ligjore.

Kujtojmë se ndaj Flamur Nokës ka një kallzim penal për pastrim parash, apo edhe shpifje.

Për këtë arsye, në maj 2024, SPAK nisi zyrtarisht hetimet pasurore për Nokën dhe familjen e tij.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *