Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka treguar se kur një votë quhet e vlefshme. Ilirjan Celibashi ka treguar se kur një votë quhet e vlefshme.
” Është e qartë që nuk do të jenë emrat, por numrat në këtë fletë votimi tregojnë kandidatët të renditur sipas asaj që ka sjellë partia, që ë do të thotë votuesit duhet të kenë të qartë numrin e kandidatit apo të partisë politike,që duan të zgjedhin.
Vec kësaj, në çdo qendër votimi do të vendosim postera të mëdhenj që tregojnë se cfarë numri ka secili kandidat dhe secila parti, do të ketë edhe fletëpalosje në cdo dhomë të fshehtësisë, nëse do të konfuzohet ta konsultojë edhe një herë informacionin me fletëpalosjen që do të jetë te dhoma e fshehtësisë.
Një votues mund të zgjedhë partinë ose koalicionin dhe vetëm një kandidatë të këtij partia ose koalicioni, nuk mund të zgjedhje një parti apo një koalicion dhe kandidatin e një partie apo koalicioni tjetër, në çdo rast zgjedhja do të jetë brenda partisë. Votuesi mund të zgjedhë vetëm partinë ose koalicioni, nëse duk do të zgjedhje kandidatin, edhe kjo është e vlefshme. E vlefshme është edhe nëse zgjedhë vetëm një kandidat edhe pse nuk e ke zgjedhur partinë ose koalicionit. Nuk mund të zgjedhës 2 kandidatë apo 2 parti”, tha Celibashi.
VERITAS.COM.AL