Kryekomisioneri Shtetëror për Zgjedhjet, Ilirjan Celibashi thotë se emigrantëve, zarfi me fletën e votimit do t’u shkojë në banesë.

Celibashi u shpreh se postieri do shkojë deri në 3 herë në adresën e banimit të emigrantët dhe nëse nuk e gjen aty, emigranti mund ta tërheqeë fletën në zyrën postare.

Ndër të tjera, Celibashi deklaroi se shpërndarja e fletëve, nuk do të bëhet përtej datës 3 maj.

“Koha që do kenë në dispozicion, nëse fillojmë shpërndarjen të hënën që vjen, brenda një dite, për Italinë, Greqinë, do e kenë zarfin në shtëpinë e tyre. Data 2-3 maj, të jetë data e fundit. Postieri do të shkojë herën e parë, nëse nuk e gjen, do i lërë shënim dhe një orar. Edhe nëse herën e tretë nuk realizohet, do i lihet shënim votuesit, që dokumentacioni zgjedhor ndodhet në zyrë postare, ku mund të paraqitet për ta tërhequr. Nëse deri në datën 3 maj, jo përtej një date të tillë, duhet llogaritur dhe koha që duhet të kthehet zarfi në Shqipëri. Do duhet 4-5 ditë për ta kthyer mbrapsht. Çdo zarf që ka vulën e hyrjes pas datës 11 maj dhe orës 19:00, nuk i nënshtrohet procesit të numërimit”, theksoi ai./

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *