
Të ardhurat që emigrantët shqiptarë sjellin në Shqipëri pranë familjarëve të tyre vijojnë të rriten.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konstatojnë se prurjet valutore të emigrantëve, shënuan rreth 251 milionë euro, në rritje vjetore 4%.nëse i krahasojmë me të njëjtat periudha të viteve të kaluara rritja ka qenë pak më e ngadaltë por kjo mund të lidhet edhe me efektet e kursit.
Megjithatë gjatë periudhës është vërejtur zgjerim jo vetëm në volumin e dërgesave përmes kanaleve formale kryesisht sistemi bankar por edhe prurjeve në cash nga vetë emigrantët.
Rritja e remitancave ka vijuar edhe pse euro ka pësuar një dobësim të ndjeshëm përballë lekut shqiptar. Aktualisht euro po këmbehet nën 198 lekë dhe të ardhurat nga emigrantët janë një ndër faktorët kryesor që ndikon në këtë drejtim.
Po ashtu edhe të ardhurat që sjellin turistët janë një tjetër faktor me peshë në këtë drejtim.
Gjatë vitit 2024 dërgesat e emigrantëve shënuar dërgesa rekord të cilat arritën në rreth 1 miliard euro, niveli më i lartë përfshirë edhe 2008-ën, vitin që deri vonë mbahej si referencë e flukseve më të mëdha të remitancave.
Komente