Luhatja e temperaturave në këto muaj vjeshte ka bërë që në urgjencën e pediatrisë në QSUT të paraqiten çdo ditë rreth 300 fëmijë për vizitë, me një shtim të ndjeshëm fluksi. Megjithatë, vetëm 10–15% e tyre kanë nevojë për trajtim të specializuar.

“Nëqoftëse, flasim për paraqitje urgjence janë 10-15% e rasteve që vërtetë paraqesin një emergjencë spitalore të plotë, defakto hospitalizohen dhe marrin trajtin të mëtejshëm.”, tha mjeku Albert Lama.

Në grupvirozat që po qarkullojnë tek të vegjlit, infeksionet respiratore të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes janë ato, të cilat po dominojnë në këtë periudhë. Sipas Shefit të urgjencës pediatrike në QSUT, ato po manifestohen me kollë dhe temperaturë disa ditore.

Janë kolla dhe temperatura. Një infeksion viral ose dhe bakterial i aparatit respirator mban 3-4 ditë tek fëmijët me imunitet të rregullt. Rastet ndryshojnë, pasi varet edhe nga diagnoza. Për shembull një bronkit, që janë raste të shpeshta, mund të vij edhe me pneumoni apo bronkite.“, tha mjeku Albert Lama.

Infeksionet e aparatit respirator nuk kursejnë asnjë nga grupmoshat, por, sipas mjekut pediatër Lama, të vegjlit 0 deri në 4 vjeç, prek më shumë. Ndaj dhe apeli i bluzave të bardha shkon për prindërit, ku kërkojn vigjilencë të shtuar dhe mos ti dërgojnë fëmijët në çerdhe, kopshte e shkolla të sëmurë.

“Grupmosha më e prekur mosha 0-1 vjeç dhe 1 deri në 4 vjeç. Prindërit të rrisin vigjilencën, ndaj fëmijëve, dhe në ato raste kur shohin që fëmija është i plogësht, nuk ka oreks, apo ka temperaturë, ta dërgojnë për vlerësim tek mjeku i familjes dhe të shmangin çerdhet e kopshtet.”, tha mjeku Albert Lama.

Përveç shmangies sa më shumë të ambjenteve të mbipopulluara, mjekët këshillojnë një ushqyerje të shëndetëshme dhe një higjienë sa më të pastër, për të mbajtur sa më larg gjendjet gripale.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *