Fluksi i hyrjeve nga Greqia në drejtim të vendit tonë vijon të mbetet i lartë në Pikën e Kalimit Kufitar të Kapshticës.

Burime zyrtare bëjnë me dije për A2 CNN se vetëm gjatë 24 orëve të fundit, nga vendi fqinj drejt Shqipërisë kanë hyrë 4 808 shtetas, kryesisht shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Greqi, ndërsa kanë dalë 2 431 shtetas.

Për të përballuar fluksin në rritje të emigrantëve, Policia Kufitare po operon me katër sportele në hyrje dhe tre sportele në dalje, ku përfshihet edhe korsia e dedikuar për mjetet e rënda dhe autobusët.

Situata paraqitet e ngjashme edhe në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, ku fluksi vijon të jetë i lartë si në hyrje ashtu edhe në dalje. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë hyrë 3 260 shtetas dhe kanë dalë 3 177 shtetas.

Në hyrje, autoritetet kufitare po punojnë me katër sportele, me qëllim shmangien e radhëve dhe përshpejtimin e procedurave.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *