Emigrantë dhe turistë të huaj vijojnë të pushojnë në Shqipëri dhe pjesën e dytë të gushtit.
Rreth 8 mijë persona hynë në vendin tonë të dielën përmes pikës kufitarë të Kapshticës.
I lartë ka qenë dhe numri i personave që dalin nga vendi ynë përmes pikës kufitarë.
Në 24 orët e fundit bëhet fjalë për rreth 4 mijë udhëtarë.
Për të shmangur radhët në të dy anët e kufirit po punohet me kapacitet të plotë.
I lartë vijon të mbetet fluksi I udhëtarëve dhe në portin e Durrësit. Sipas autoritetit portual deri më 18 gusht kanë hyrë në vendin tonë mbi 140 mijë persona të cilët kanë udhëtuar drejt Shqipërisë me target nga Italia.
Këtë fundjavë të shumtë ishin dhe ata që u larguan. Në fundjavë dolën nga porti i Durrësit mbi 18 mije persona dhe 6 mije automjete.
Për të përballuar fluksin e lartë, tragetet e linjave Durrës- Bari dhe Durrës-Ankona do të vazhdojnë lundrimet e dyfishta deri fundjavën e parë të muajit shtator.
Ndërkohë në piken kufitare të portit të Durrësit sportelet e përpunimit të pasagjereve dhe automjeteve nga 24 janë shtuar në 30