Nga Flutura Açka/ Shkrimtare/
Unë nuk i di problemet e partisë, por di se Jozefina Topalli ka qenë një opozitare e vërtetë, ndër të paktat që bënte opozitë në këto katër vite, kur të tjerër flinin. Ndër të paktat që ia ndryshoi hijen e rëndë asaj godine me sharmin e saj. E para që mundi të thyejë protokollet e ftohta dhe e hapi derën për artistë, mjekë, shkencëtarë. E vetmja që nuk u përfol në popull si ‘xhepiste’ e shtetit në pozicionin e saj.
Unë nuk di kush do të bëjë opozitë, se të bërit opozitë do edhe sharm edhe mend edhe ndershmeri, veç në paçi vendosur të bashkëqeverisni me bijtë e atyre që pagëzuan komunizmin, pa kërkuar ndjesë kurrë.
Keqardhje, PD nuk ka nevojë nxemje për në pushtet, por të marrë pushtet!!!