Teksa opozita e ka thirrur në interpelancë për përmbytjet dhe e pyet përse nuk shpallet gjendja e emergjencës, kryeministri Edi Rama iu përgjigj se ka kritere që nuk lidhen me situatën aktuale.

“Se ku është çeta e kusarëve do e jap të plotë sot. Sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë, lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Kjo ka në kuadër të plotë dëgjor kritere të përcaktuara që nuk kanë lidhje me situatën. Janë faktet që flasin shumë qartë. Kur unë flisja, për Shkodrën, ka qenë një situatë katastrofike, për shkak të menaxhimit skandaloz të Kaskadës. Sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458 ha këtë herë, s’ka lidhje me Kaskadën fare”, tha Rama.