Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se konsolidimi fiskal në Shqipëri po bëhet i vështirë “për shkak të dizenjimit të dobët të sistemit fiskal”. Ndërsa normat e taksave janë në nivele të njëjta ose më të larta se të vendeve fqinjë, nga ana tjetër Shqipëria ka një efikasitet fiskal më të ulët se këto vende.
Politikat e vitit 2014, të cilat bënë kalimin e tatimit mbi të ardhurat personale nga niveli i sheshtë në progresive dhe përjashtimi me 2016 i të gjitha bizneseve të vogla nga taksat, shihet të kenë dhënë një kontribut të ulët në rendimentin e grumbullimit të taksave dhe kanë krijuar një mjedis të vështirë për biznesin analizon Fondi.
Në këtë kontekst FMN ka orientuar qeverinë të rrisë efikasitetin e të ardhurave në miradministrimin e TVSH-së.
Sipas një shembulli që Fondi ka marrë për bazë llogaritje, Shqipëria humbet 34 deri 39 për qind e arkëtimeve të mundshme të TVSH-së, kur ky nivel në BE llogaritet rreth 15%.
Duke njohur këto sfida, qeveria nisi një përpjekje në shkallë të gjerë për të trajtuar evazionin fiskal, e cila solli formalizimin e konsiderueshëm të punonjësve dhe bizneseve të vogla.
Kohët e fundit, fushata ka ndryshuar fokusin për të synuar segmente me vlerë të lartë të biznesit dhe gjithashtu tatimet po shfrytëzojnë mjetet moderne të menaxhimit të rrezikut për të evidentuar shmangiet. /Sipas Monitor