Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të hidrokarbureve në Shqipëri, ku vihet re një ulje e lehtë e çmimeve për naftën, benzinën dhe gazin.

Sipas njoftimit nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, nafta do të tregtohet me çmim tavan 219 lekë për litër me pakicë. Benzina, nga ana tjetër, do të tregtohet me çmimin 205 lekë për litër.

Gazi do të tregtohet nga ana tjetër me 115 lekë për litër me pakicë. Ndërsa, çmimi i tij me shumicë, do të jetë në 103 lekë për litër.

Sa i përket naftës dhe benzinës, çmimet tavan për shitjen e tyre me shumicë është 207 lekë për litër për naftën dhe 193 për benzinën.

Vendimi i bordit hyn në fuqi më 8 prill, në orën 18:00 dhe do të mbetet në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.