Edhe kjo seancë seancë plenare u zhvilluar e tensionuar në sallë. Ashtu si edhe më parë, deputetë të Foltores kanë hyrë në sallë më herët se orari zyrtar duke kthyer përmbys karriget.
Sakaq në nisje të seancëS, deputetë të Foltores së Sali Berishës, ndezën tymuese duke vështirësuar qëndrimin në sallë. Edhe pse në kushte të vështira, për shkak se e gjithë salla e Kuvendit u mbush me tym, deputetët e maxhorancës vijuan punimet.
Kryeparlamentarja Nikolla vendosi të vijojë me rendin e ditës, duke zhvilluar një diskutim të pjesshëm lidhur me pr/ligjet.
Në përfundim të seancës, e cila nuk zgjati më shumë se 18 minuta, maxhoranca rrëzoi me 75 vota të gjitha pr/ligjet e dërguara nga opozita për votim.
Deputetët e Foltores kanë bllokuar punimet për të disatën herë, me arsyetimin se mazhoranca po i mohon opozitës të drejtat kushtetuese, lidhur edhe më kërkesat e tyre për ngritjen e disa komisioneve hetimore.
Ndërkaq, disa ditë më parë, tensione pati edhe te Kryesia e Kuvendit. Disa deputetë opozitarë nuk u lejuan nga garda që të hynin dhe ata zgjodhën që të futeshin brenda duke kaluar kangjellat, apo duke hipur nga dritarja
Projektligjet e propozuara nga opozita që u rrëzuan me votat e PS
1-Projektligj “Për një shtese ne ligjin nr. 9975, date 28.7.2002, “Për taksat kombëtare”, te ndryshuar”.
2-Projektligj “Për disa shtesa ne ligjin nr. 125/2013 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, i ndryshuar”.
3-Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 162/2020 “Për Prokurimin Publik””.
4-Projektligj “Për një ndryshim ne ligjin nr. 7895, date 27.01 .1995, Kodi Penal Republikës se Shqipërisë, te ndryshuar”.
5-Projektligj “Për një ndryshim dhe shtese ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar””.
6-Projektligj “Për disa shtesa ne ligjin nr. 7895, date 27.1.1995 “Kodi Penal i Republikës se Shqipërisë”, i ndryshuar”./abcnews.al