(FOTO: Donald Trump, president i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara)/

Ford do të zbatojë një projekt në Michigan në vend të Meksikës, si një “votë besimi” ndaj Donald Trump dhe administratës së tij të ardhshme- tha CEO i Ford,  Mark Fields, të Martën.

Njoftimi do të thotë se Ford i anulon planet që kishte për ndërtime në Meksikë dhe në vend që të shkonte atje, do të investojë 700 milion dollarë në Michigan— duke krijuar kështu 700 vende të reja pune në Shtetet e Bashkuara, raporton CNN.

“Ne nuk i shkëputem lidhjet me Trump”, tha  Fields për CNN, duke vënë në dukje se kompania e tij kishte bisedime me Trump dhe zëvendës presidentin Mike Pence, ditën e Marte. Trump dhe Pence zyrtarisht do të betohen më 20 Janar.

Fields tha se vendimi i marrë nga kompania e tij për të krijuar vende pune në Amerikë në vend që të transferohet në Meksikë, është “votë besimi” për administratën e ardhshme të Trump dhe të mjedisit pro- biznes që ai do të krijojë.

/Veritas.com.al/